Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Granit Xhaka sërish e dridh Serbinë, kësaj here me këngë. Ja çfarë shkruajnë media serbe për yllin kosovar (video)
    Ballina-1

    Granit Xhaka sërish e dridh Serbinë, kësaj here me këngë. Ja çfarë shkruajnë media serbe për yllin kosovar (video)

    30/12/2022 21:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ylli i Arsenalit Granit Xhaka sërish i ka nervozuar mediat serbe.

    Kësaj here, një këngë patriotike iu ka rënë në kokë serbëve. “Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë në një klub nate në Londër. Këngëtari shqiptar Amarildo Ndreca ka kënduar një këngë duke fyer Serbinë dhe duke përmendur ndër të tjera Adem Jasharin, liderin e UÇK-së”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Sport.

    “E mundi Serbinë me top, pastaj feston me emrin e legjendarit Adam Jasharit në gjoks. Jam i nderuar për një shqiptar, Granit Xhaka”, ka shkruar këngëtari, citojnë këto media.

    “Edhe mediat shqiptare kanë transmetuar këtë video dhe kanë vënë në plan të parë vargun e këngës “O moj Serbi, murin ta plasa se mu mthojnë Granit Xhaka””, është pjesa tjetër që shkruajnë këto media.

    Tutje, ato kujtojnë poshtërimin që ua bëri Xhaka serbëve në Botëror, duke i mundur dhe duke ua treguar organin gjenital, e po ashtu duke i sharë në gjuhën shqipe pasi u provokua rëndë nga lojtarët serbë.

    Po ashtu në tekst është përfshirë edhe festa e Xhakës pas ndeshjes me fanellën e Ardon Jasharit, që sipas serbëve, ishte dedikim për komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. /Gazeta Sport/



    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.