Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Grassroots Week” bashkon fëmijët me aftësi të kufizuara
    Ballina-2

    “Grassroots Week” bashkon fëmijët me aftësi të kufizuara

    26/09/2024 16:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Festivali i futbollit “Grassroots Week” sot ishte edhe më i bukur. Personat me aftësi të kufizuara i dhuruan shumë ngjyra javës, e cila shënon nisjen e sezonit të ri të programit Grassroots.

    Aktiviteti u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, ku në bashkëpunim me qendrat për kujdesjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga regjione të ndryshme, morën pjesë dhjetra persona të moshave të ndryshme nga të dy gjinitë.

    Nën rrezet e diellit dhe nën përkujdesjen e kujdestarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit organizativ, pjesëmarrësit e shijuan pafund lojën e futbollit.

    Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht i kushton rëndësi personave me aftësi të kufizuara përmes programit Grassroots, i cili financohet nga UEFA. Ky program synon që futbolli të jetë i qasshëm për të gjithë, pa dallim.

    Për të përshëndetur Javën e Grassroots dhe për të takuar nga afër pjesëmarrësit, sot i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

    “Ishte kënaqësi të jem në mesin e këtyre fëmijëve si pjesë e komunitetit tonë e që tashmë janë edhe pjesë e sportit përkatësisht futbollit. Me projekte të tilla, kemi arritur që të kemi gjithëpërfshirje në futboll dhe t’i bashkojmë të gjithë personat pa dallim. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne dhe FFK do të përkujdeset që në vazhdimësi të organizojë dhe zhvillojë aktivitetet në të mirë të gjithë shoqërisë. Për këtë arsye edhe kemi investuar në infrastrukturë, duke krijuar fusha dhe një kamp të përshtatshëm për të gjithë”, theksoi i pari i FFK-së.

    Festivali “Grassroots Week” do të vazhdojë edhe për disa ditë, derisa destinacioni radhës do të jetë Obiliqi.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.