Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gripi ndal Ibrahimovic, shtyhet rikthimi i tij në Milanello dhe takimi me ekipin
    Ballina-2

    Gripi ndal Ibrahimovic, shtyhet rikthimi i tij në Milanello dhe takimi me ekipin

    15/12/2023 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas njoftimit për rikthimin e tij te Milani, zyrtarisht si këshilltar i lartë i “RedBird”, këto janë ditë të nxehta për Zlatan Ibrahimovic. Suedezi pritej sot në Milanello, të takohej me Piolin dhe skuadrën kuqezi, e freskët nga fitorja e hidhur dhe e ëmbël ndaj Newcastle, por u ndalua nga gripi.

    Në fakt, vizita e tij në Milanello duhej të kishte ndodhur dje, tani ka ardhur shtyrja. Ibra mund të jetë në tribuna të dielën, kur Monza e mikut të tij, Gallianim të arrijë në “San Siro”.  Eksperienca e tij e tretë me kuqezinjtë do të jetë krejtësisht ndryshe, duke qenë se roli i ish-sulmuesit nuk do të jetë më ai i futbollistit, por i menaxherit.

    Sigurisht, jo njeri tavoline, por gjithsesi njeri i fushës, pasi aty do që të jetë dhe aty e duan pronarët. Është e nevojshme të mbështetet ekipi kuqezi, që po përjeton ulje-ngritje.

    Eliminimi nga Champions League me siguri nuk ka bërë gjë tjetër, veçse e ka bërë edhe më të pasigurt.

    Kjo është arsyeja pse personaliteti i tij është i nevojshëm për të rindezur ambiciet e Milanit në kampionat, ku janë ende të tretët në klasifikim, por mbi të gjitha për t’i dhënë jetë një fushate në “Europa League”, e denjë për të kaluarën ndërkombëtare të “Djallit”.

    Fushatë që mund të shtojë ca para në arkën kuqezi dhe mbi të gjitha të shtojë një trofe që mungon në “palmaresin” e Milanit. Me pak fjalë, sjellja e entuziazmit dhe rikthimi i motivimit do të jetë detyra kryesore e Ibrës në fund të vitit.

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.