Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Grumbullim dyditor i Kombëtares U18 në Kampin Nacional në Hajvali
    Ballina-2

    Grumbullim dyditor i Kombëtares U18 në Kampin Nacional në Hajvali

    15/05/2024 16:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U18 është mbledhur për herë të dytë këtë vit, pas grumbullimit të parë të mbajtur në muajin shkurt. Stërvitjet do të zgjasin dy ditë dhe do të zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.

     Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Sami Sërmaxhaj, ka në dispozicion në këtë grumbullim 24 futbollistë vendorë. Në muajt në vijim, bashkë me futbollistët aktivë në ligat evropiane, do të organizohet edhe një kamp i përbashkët.

    Ky grumbullim do t’i shërbejë përzgjedhësit Sërmaxhaj për të vlerësuar formën e futbollistëve dhe për të komponuar më mirë ekipin e Kosovës për turnetë e ardhshme. Trajneri synon të ndërtojë një ekip konkurrues që do të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në skenën ndërkombëtare.

    Nga ana tjetër, futbollistët nga ekipet vendore kanë shprehur kënaqësinë e tyre për ftesën e marrë nga përzgjedhësi Sërmaxhaj. Ata theksuan se këto grumbullime u ndihmojnë të përmirësojnë lojën e tyre dhe të adoptojnë stile të reja loje që nuk i hasin shpesh në ekipet e tyre.

    Më poshtë mund të ndiqni deklaratat e përzgjedhësit Sami Sërmaxhaj dhe të futbollistëve Omer Bajraktari dhe Durim Shabani të ftuar në këtë grumbullim:

    Videoja e plotë:

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.