Grushte në tunelin e stadiumit Etihad – Sadio Mane e paska goditur bashkëlojtarin e tij

Skuadra e Bayern Munich u mposht mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt me rezultatin 3 me 0. Gazeta gjermane ‘BILD’ shkruan se në tunel pati një rrahje mes lojtarëve të klubit gjerman. Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një bisedë të tensionuar me bashkëlojtarin e
Skuadra e Bayern Munich u mposht mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt me rezultatin 3 me 0.
Gazeta gjermane ‘BILD’ shkruan se në tunel pati një rrahje mes lojtarëve të klubit gjerman.
Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një bisedë të tensionuar me bashkëlojtarin e tij, Leory Sane dhe madje e goditi me shuplakë.
Kjo rrahje erdhi për shkak se dy lojtarët patën një mos-marrëveshje gjatë ndeshjes.
Kujtojmë që Sadio Mane u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, por nuk arriti të bënte asgjë, kurse Sane pati disa raste të mira shënimi në dy pjesët.
🚨 Sadio Mané punched Leroy Sané in the face (on the lip) inside the dressing room after the defeat against Manchester City. They had an argument on the pitch. [BILD] pic.twitter.com/E7ueH1DlqT
— Bayern & Football (@MunichFanpage) April 12, 2023



