Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Guardiola ironik: E largova Haalandin nga loja sepse nuk doja ta thyente rekordin e Messit në FA Cup
    Ballina-1

    Guardiola ironik: E largova Haalandin nga loja sepse nuk doja ta thyente rekordin e Messit në FA Cup

    20/03/2023 17:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pep Guardiola nuk harron.

    Trajneri i Manchester Cityt i ka shpjeguar arsyet e zëvendësimit të Erling Haalandit në FA Cup kundër Burnleyt, duke iu përgjigjur atyre që e kishin kritikuar atë pasi e ndërroi norvegjezin kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve kur i shënoi pesë gola, po aq sa i kishte realizuar Leo Messi, që e mbante rekordin deri tash.

    Kjo ishte një përgjigje për ata që dyshonin se trajneri spanjoll e kishte ndërruar Haalandin për ta pamundësuar thyerjen e rekordit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë, shkruan “Gazeta Express”.

    “E largova sepse nuk doja që ta mposhtte rekordin e Messit në FA Cup… Unë dua gjithmonë t’i ndëshkoj lojtarët e mi, ky është objektivi im”, ka thënë me ironi Guardiola.

    Haaland i realizoi tre gola në fundjavë dhe u ndërrua nga Guardiola për të pushuar, pasi e kishte mbyllur çështjen e fituesit. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.