Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Guardiola: Jam tifoz i Barçës, por do ta dua përjetë këtë klub
    Ballina-2

    Guardiola: Jam tifoz i Barçës, por do ta dua përjetë këtë klub

    03/06/2023 20:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Guardiola nuk mundi t’i përmbante lotët pas suksesit në FA Cup. Spanjolli tani hedh sytë nga Champions League, trofe që do ta bënte perfekt sezonin.

    “Tani, po, mund të flasim për “tripletën”. Sigurisht që ne kemi shanse të mira të fitojmë Championsin. Kemi bërë shumë mirë për qytetin tonë dhe tifozët tanë. Nuk e prisnim që ata të mbroheshin kaq ngushtë. Gjetëm më shumë hapësira në pjesën e dytë.”

    Tani vëmendja e Guardiolës është tek Interi, pengesa e fundit në një rrugëtim që deri tani ka rezultuar fantastik.

    “Nesër futbollistët mund të pushojnë. Ne kemi tri ose katër seanca për t’u stërvitur për Interin. Do të udhëtojmë të enjten në mëngjes pas stërvitjes. Ishte shumë e rëndësishme për ne sot. FA Cup është shumë e bukur.”

    Guardiola, një futbollist dhe trajner i formuar te Barcelona, tregon gjithashtu dashurinë për City-n.

    “Unë jam një tifoz i Barcelonës, por do ta dua këtë klub për pjesën tjetër të jetës sime. E di që sot u kemi bërë tifozëve tanë një dhuratë të bukur.”

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.