Futboll ndërkombëtar

Guardiola me fjalë të mëdha për Haalandin, e zbulon arsyen se pse ai po shënon aq shumë gola

Guardiola me fjalë të mëdha për Haalandin, e zbulon arsyen se pse ai po shënon aq shumë gola

Pep Guardiola e ka lavdëruar lojtarin e tij, Erling Haaland, i cili po shkëlqen në fanellën e Manchester Cityt në këtë fillim sezoni. Trajneri spanjoll foli për sulmuesin norvegjez para duelit të sotëm me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve. “E dija se Haaland në lojë të hapur është i papërmbajtshëm. Por, ajo që më

Besnik Batusha

Pep Guardiola e ka lavdëruar lojtarin e tij, Erling Haaland, i cili po shkëlqen në fanellën e Manchester Cityt në këtë fillim sezoni.

Trajneri spanjoll foli për sulmuesin norvegjez para duelit të sotëm me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

“E dija se Haaland në lojë të hapur është i papërmbajtshëm. Por, ajo që më ka befasuar dhe mahnitur është se si lëviz mjaft mirë në hapësira të ngushta në zonën e rreptësisë. Ka shënuar shumë gola sepse lëviz mjaft mirë. Më pëlqen edhe etika e tij e punës, është prej të parëve që arrin në fushën e stërvitjeve dhe është njëri prej të fundit që shkon. Vitin e kaluar i kishte disa probleme fizike, këtë sezon edhe falë mjekëve dhe fizioterapistëve tanë, mund të luajë çdo 3-4 ditë”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp.

Sa i përket lojës me Dortmundin, spanjolli tha se kjo lojë nuk do të jetë e lehtë dhe se e respekton kundërshtarin, por siguroi që “Citizens” do ta japin maksimumin për t’i mposhtur gjermanët në një stadium me atmosferë fantastike, ku është mjaft i lumtur që do të rikthehet aty.

GuardiolaHaaland

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions