Probleme për Manchester City-n pasi Kevin de Bruyne mund të kthehet në fushë vitin e ardhshëm nëse do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni në kofshë.
Ylli i Manchester City u largua nga fusha gjatë ndeshjes hapëse të Premier League kundër Burnley.
De Bruyne, 32 vjeç, u desh të largohej nga fusha pas vetëm 22 minutash për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Tani, sipas Nieuësblad Sport, futbollisti belg mund të ketë nevojë për operacion. Raporti pretendon se si rezultat ai mund të përjashtohet nga fusha për pjesën e mbetur të vitit 2023 dhe nuk do të rikuperohet plotësisht deri në fillim të vitit 2024.
Megjithatë, sugjerohet se një vendim përfundimtar për operacionin nuk është marrë edhe nëse shihet si “opsioni më i mirë”.
De Bruyne u zëvendësua nga ish-mesfushori i Chelseat, Matteo Kovacic në minutën e 23-të me skuadrën e tij tashmë 1-0 në avantazh falë golit të Erling Haaland. City ia doli të merrte një fitore buindëse edhe pa belgun, duke mundur 3-0 Brunley në Turf Moor.
Megjithatë, një mungesë e gjatë e De Bruyne mund të jetë një problem serioz për trajnerin Pep Guardiola.
Ai tha: “Dëmtimi i Kevin de Bruyne është serioz. Ai do të mungojë për disa muaj. “Ne duhet të vendosim në ditët në vijim për operacionin, por me siguri do të humbasim Kevinin për ca kohë”.
Nëse De Bruyne do të operohet, atëherë ky vendim mund ta detyrojë City-n të kthehet në merkato.
Klubi tashmë ka nënshkruar me Kovacic dhe Josko Gvardiol këtë verë për një tarifë të kombinuar prej 100 milionë sterlinash.
Megjithatë, klubi ka qenë i interesuar edhe për nënshkrimin e yllit të Ëest Ham-it, Lucas
Paqueta.
Mesfushori brazilian luajti një rol kryesor në triumfin e Hammers në Conference League sezonin e kaluar. City ka bërë tashmë një ofertë verbale prej 70 milionë sterlinash për ish-yllin e Lyon dhe Milan, por ajo u refuzua nga Ëest Ham.
Hammers kanë informuar City-n që të përmirësojë shumë ofertën e tyre nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me Paqueta-n.