Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Guardiola operohet me urgjencë, nuk do ta shohim në stol deri nga mesi i shtatorit
    Ballina-1

    Guardiola operohet me urgjencë, nuk do ta shohim në stol deri nga mesi i shtatorit

    22/08/2023 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri spanjoll i kampionëve të Anglisë dhe Europës në fuqi iu nënshtrua një operacioni urgjent në shpinë, ndaj tashmë i nevojitet një periudhë e shkurtër pushimi. Kjo nënkupton se ai nuk do të jetë në stolin e “qytetarëve” për dy ndeshjet e ardhshme.

    Ja deklarata e Manchester City: “Pep Guardiola iu nënshtrua një operacioni rutinë sot për një problem me shpinën. Trajneri ynë ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine prej disa kohësh dhe ka fluturuar në Barcelonë për një operacion urgjent, të kryer nga Dr. Mireia Illueca. Operacioni ishte i suksesshëm, Pep tani do të kalojë një periudhë rehabilitimi në Barcelonë.

    Në mungesë të tij, ndihmës-trajneri Juanma Lillo do të mbikëqyrë stërvitjen e ekipit të pare dhe do ta udhëheqë Manchester City deri në rikthimin e Pep, gjë që do të ndodhë pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar (angazhimit të kombëtareve në kualifikueset e shtatorit)”.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.