Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Guardiola: Unë e di se Laporta do të përpiqet të rikthejë Messin te Barça
    Ballina-2

    Guardiola: Unë e di se Laporta do të përpiqet të rikthejë Messin te Barça

    10/05/2023 21:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pep Guardiola shpreson që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë.

    “Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Në dekadat e fundit, Barcelona ka përjetuar një bum të vërtetë dhe pa të nuk do të ishte e mundur. Dhe nuk po flas për numrat, por për ndikimin në lojë, bukurinë, dhe gjithçka.

    Askush nuk do ta kishte menduar se [udhëtimi i tij te Barça] do të përfundonte kështu. E di që presidenti Laporta ka shumë respekt për Leon dhe ai tha se [Messi] meriton një lamtumirë të duhur. Leo ndihmoi klubin tonë Barcelonën të rritet. Kur një person është kaq i madh, ai meriton një lamtumirë të denjë.

    Shpresoj që të vijë dita që unë të jem në vendin tim dhe të mund të ngrihem në këmbë, ta duartrokas dhe t’i them lamtumirë ashtu siç e meriton Leo. Dhe unë e di se Joan [Laporta] do të përpiqet [të rikthejë Messin]. Ai dhe familja e tij do të shohin dashurinë që të gjithë ne tifozët e Barcelonës ndiejmë për gjithë mirënjohjen dhe respektin që ka treguar për klubin”, tha trajneri i i Manchester City. 

    TË LIDHURA

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05

    Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

    12/02/2026 20:01

    Shqipëria njofton kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27

    12/02/2026 19:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.