Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Guendogan arrin marrëveshje me Barçën
    Ballina-2

    Guendogan arrin marrëveshje me Barçën

    21/06/2023 20:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Ilkay Guendogan do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës prej edicionit të ardhshëm, kanë raportuar mediumet spanjolle të mërkurën. Bëhet e ditur se Guendogan tashmë ka pranuar ofertën e Barcelonës dhe pritet së shpejti të zyrtarizohet te skuadra spanjolle.

    Ai me Barcelonën do të firmosë kontratë trevjeçare, pasi tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester Cityn dhe ofertën e Arsenalin.

    32-vjeçari te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Cityn, ekip për të cilin edicionin e fundit pati 11 gola e 7 asistime. Guendogan iu bashkua Cityt në vitin 2016 nga Dortmundi dhe krahas pesë titujve të kampionit të Anglisë ka fituar edhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.