Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Guti sulmon Benzeman, pasi ky i fundit nuk po luan për Real Madridin: Dëshiron të luajë në Katar 2022, po e tradhton klubin
    Futboll ndërkombëtar

    Guti sulmon Benzeman, pasi ky i fundit nuk po luan për Real Madridin: Dëshiron të luajë në Katar 2022, po e tradhton klubin

    08/11/2022 21:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish mesfushori i Real Madridit, Guti, ka komentuar situatën në klub, duke e sulmuar edhe Karim Benzeman që nuk po luan.

    Guti kaloi 14 vjet në ekipin e parë të Real Madridit dhe ishte kapiten, ndërsa doli në pension në vitin 2011.

    Real Madridi përjetoi humbjen e parë këtë sezon në La Liga, ku u mposht nga Rayo Vallecano me rezultat 3-2.

    Karim Benzema nuk luajti, sikurse që bëri edhe dy ndeshjet e mëparshme. Në fund të tetorit, Real Madridi  bëri të ditur se sulmuesi francez, i cili pritet të luajë me Francën në Botërorin e Katarit, ka një problem muskulor.

    Unë nuk e kuptoj Benzeman. Leo Messi luan për PSG dhe Robert Lewandowski për Barcelonën, si shumë lojtarë të tjerë. Duhet të pranosh rrezikun e lëndimeve para Kupës së Botës, nuk mund ta tradhtosh klubin tënd”, ka thënë Guti për El Chiringuiton.

    Spanjolli nuk e kupton pse Real Madridi nuk solli zëvendësues për 35-vjeçarin Benzema.


    “Të gjithë e dinim se mund të ndodhte. Nuk e kuptoj pse nuk kanë një zëvendësues për të”, nënvizoi Guti.

    Kujtojmë se Benzema fitoi Topin e Artë, duke u shpallur lojtari më i mirë në botë. 

    TË LIDHURA

    Real Madridi mposhtet në “Bernabeu” nga City, pozita e Alonsos në rrezik

    11/12/2025 00:03

    Juventusi ngjallet në pjesën e dytë, fiton ndaj Pafos – Zhegrova luajti veç në pjesën e parë

    11/12/2025 00:00

    Zhegrova titullar në përballjen Juventus – Pafos

    10/12/2025 21:24

    “Zahir Pajaziti” rritet në kategori dhe ulëse, mbulohet e ndriçohet

    10/12/2025 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.