Haaland frymëzohet nga vikingët, jep paralajmërim për kundërshtarët

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka shfaqur një model të ri të flokëve përpara rikthimit të tij në Premier League. 22-vjeçari – i cili humbi Kupën e Botës në Katar pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej – u rikthye në aksion javën e kaluar. Ai shënoi një herë për të ndihmuar Cityn në fitoren
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka shfaqur një model të ri të flokëve përpara rikthimit të tij në Premier League.
22-vjeçari – i cili humbi Kupën e Botës në Katar pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej – u rikthye në aksion javën e kaluar.
Ai shënoi një herë për të ndihmuar Cityn në fitoren 3-2 ndaj Liverpoolit në Kupën Carabao.
Dhe ai pritet të jetë sërish në formacionin titullar të Pep Guardiolës kur City do të përballet me Leeds të mërkurën.
Në përgatitje për ndeshjen festive, Haaland u shfaq në mediat sociale në Boxing Day për të treguar pamjen e tij të re të frymëzuar nga vikingët.
Sulmuesi postoi në Twitter një fotografi të tij teksa punonte shumë në stërvitje, por një gjë ishte dukshëm e ndryshme.
Në vend të pamjes së tij të zakonshme, Haaland kishte flokët e tij të gjatë me gërsheta.
Së bashku me foton, ai shkroi në Tëitter: “Modaliteti Viking u aktivizua”.
Sulmuesi norvegjez do të vazhdojë synimin e tij për këpucën e artë kur të rifillojë sezoni i Cityt në Premier League.
Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i ligës me 18 gola në 14 ndeshje.
Man City aktualisht ndodhet i treti në tabelën e Premier League, tetë pikë prapa liderit të ligës Arsenal.




