Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Haaland shkëlqen me 5 gola, Man City kalon me spektakël në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
    Ballina-1

    Haaland shkëlqen me 5 gola, Man City kalon me spektakël në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

    14/03/2023 23:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola regjistroi fitore të thellë ndaj Leipzigut, skuadër me të cilën kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 7:0, me kampionin në fuqi anglez që tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 8:1.

    Erling Haaland ishte i pandalshëm sonte, duke shënuar pesë gola.

    Norvegjezi e kompletoi het-trikun e tij në pjesën e parë, pasi shënoi në minutat 22’, 24’ dhe 45+2’. Goli i tij i parë ishte nga pika e penalltisë.

    “Qytetarët” nuk u ndalën as në vazhdim, kur shënuan vetëm pak minuta pasi filloi pjesa e dytë. Ishte Ilkay Gundogan që shënoi në minutën e 49-të.

    Haaland u shfaq sërish në skenë me dy gola të tjerë, duke shënuar në minutat 54’ dhe 57’.

    Goditjen përfundimtare gjermanëve ia dha Kevin De Bruyne, i cili shënoi në minutën e 92-të.

    Manchester City kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.