Hadërgjonaj asiston në fitoren e thellë të Kasimpashas

Florent Hadërgjonaj ka regjistruar asistim në golin e fundit të shënuar nga Kasimpasha, që të mërkurën fitoi thellë ndaj Alanyasporit me rezultatin 4:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të të elitës së futbollit të Turqisë. Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kosovës, 28-vjeçari Hadërgjonaj, që në këtë edicion ka edhe dy gola të shënuar,
Florent Hadërgjonaj ka regjistruar asistim në golin e fundit të shënuar nga Kasimpasha, që të mërkurën fitoi thellë ndaj Alanyasporit me rezultatin 4:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kosovës, 28-vjeçari Hadërgjonaj, që në këtë edicion ka edhe dy gola të shënuar, asistimin e parë sezonal e realizoi në minutën e 83-të.
GOL | Kasımpaşa 4-0 Alanyaspor
— Takip: @Goltubetv (@anindagol15) January 4, 2023
83' Fall
Maç yayınları, gol ve pozisyonlar için takip: @GoltubeTv pic.twitter.com/tNgBxoiRJr
Ai e kompletoi ndeshjen, ndërsa Bersant Celina u inkuadrua në minutën e 87-të.



