Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hadergjonaj flet për përballjen me Zvicrën
    Ballina-1

    Hadergjonaj flet për përballjen me Zvicrën

    17/11/2023 16:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova nesër do të luajë ndeshjen e radhës kundër Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

    “Dardanët” sot janë nisur drejt Baselit, aty ku zhvillohet kjo ndeshje, shkruan lajmi.net.

    Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur për triumfin ndaj Izraelit në një intervistë për 20min.ch.

    “Fitorja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe tregon se jemi në rrugën e duhur si ekip. Sidoqoftë, lëndina nuk kishte asnjë lidhje me futbollin. Një lojë ishte pothuajse e pamundur”, tha ai.

    Ai ka folur edhe për atmosferën kundër Zvicrës.

    “Po, nga ajo që dëgjojmë, do të jetë një atmosferë e keqe. Për sa i përket numrit të tifozëve në stadium, ndoshta do të jetë ndeshja më e madhe në shtëpi që kemi pasur ndonjëherë si kombëtare e Kosovës. (qesh)”.

    Për 29-vjeçarin, që luan si mbrojtës i krahut të djathtë, do të jetë ndeshje e veçantë si për shumë të tjerë.

    Hadërgjonaj është rritur në futbollin zviceran.

    “Do të jetë pritje e madhe për ne dhe do të jetë e veçantë edhe për mua personalisht. U linda dhe u rrita në Zvicër, kam luajtur për Zvicrën dhe familja ime do të jetë në tribuna. Kundër Izraelit, Zvicra do të duhej ta siguronte kualifikimin në Kampionatin Evropian, pavarësisht rrethanave. Besoj se të shtunën asnjëra skuadër nuk ka çfarë të humbë”, ka theksuar ai.

    Në orën 19:00 Kosova zhvillon stërvitjen në stadiumin “St. Jakob-Park”.

    Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.

    Katër skuadra mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani

    Kosova i bërë një nderë të madh Zvicrës e Rumanisë, duke e mposhtur Izraelin, por, “Helvetikët” nuk e shfrytëzuan dhe u ndalën në një barazim 1:1 nga skuadra aziatike.

    Zvicra kryeson Grupin I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin, skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

    Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë.

    Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

    Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/

    TË LIDHURA

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25

    Pajtohen Calhanoglu dhe Lautaro

    25/07/2025 20:13

    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci

    25/07/2025 16:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.