Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hajdutët grabitën vilën e Sergio  Ramos, fëmijët dhe dadoja ishin në banesë
    Ballina-1

    Hajdutët grabitën vilën e Sergio  Ramos, fëmijët dhe dadoja ishin në banesë

    27/09/2023 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ngjarje e pakëndshme për familjen e Sergio Ramos në mesjavën e kaluar. Mediat spanjolle kanë mësuar se vila e tij në Sevilje është grabitur nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë shfrytëzuar mungesën e mbrojtësit dhe bashkëshortes së tij, Pilar Rubio, për të grabitur rroba, bizhuteri dhe para.

    Futbollisti dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në banesë pasi atë natë luante Sevilja ndaj Lens në Ligën e Kampioneve. por brenda ishte dadoja dhe katër fëmijët e çiftit. Mediat spanjolle kanë mësuar se ata që ishin në banesë nuk kishin pësuar asnjë lloj dëmi, teksa bëhej fjalë për një bandë profesionistësh që kishin kryer goditjen në heshtje të plotë.

    Edhe pse vila është e pozicionuar në një zonë rezidenciale me siguri privatë, hajdutët kanë kaluar çdo masë sigurie, kanë anashkaluar edhe kamerat për të mbërritur te banesa e cila gjendet mes një hapësire prej 44 hektarësh, në të cilën Sergio Ramos ka edhe fermën e tij të famshme të kuajve të racës.

    Sipas asaj që publikuan mediat spanjolle, janë grabitur rroba të markave të njohura, orë dore, bizhuteri dhe para që janë gjetur vërdallë nëpër banesë. Çështja ka kaluar nën hetim të policisë e cila nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar deri tani rreth grabitjes në fjalë.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.