Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hajgaret e shtetit me licencimin e FFK-së | Batatina kërcënon MKRS-në me ndërprerje të garave
    Ballina-1

    Hajgaret e shtetit me licencimin e FFK-së | Batatina kërcënon MKRS-në me ndërprerje të garave

    11/04/2023 14:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pos me stërvitje të skuadrës, trajneri i Llapit, Tahir Batatina po merret shumë edhe me procesin e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. FFK-ja vazhdon të mos ketë licencë, ndërsa Batatina përmes një postimi ka kërcënuar se do të ndërpresin garat dhe do të “mobilizohen për hapat e radhës ndaj Ministrisë”.

    Trajneri llapjan ka shkruar se para dy javësh Komisioni për Licencim ka premtuar se do të kthej vërejtjet për klubet. Pastaj klubet do të bëjnë rregullimet e nevojshme dhe FFK-ja do të licencohet.

    “Po duket që rruga e vetme e mundshme do të jetë ndërprerja e garave dhe mobilizimi për hapat e radhës ndaj Ministrisë që tash e ka kaluar çdo limit profesional, njerëzor, por edhe sportiv”, ka shkruar Batatina.

    Sipas tij, MKRS-së nuk i intereson rinia dhe sporti, por vetëm kalimi i mandatit. Trajneri i Llapit thotë se MKRS-ja nuk ka çka t’u thotë klubeve të futbollit.

    “Opsioni i fundit i padëshirueshëm por i domosdoshëm për situatën në të cilën na keni sjellë është se duhet që ta mendojmë daljen në rrugë me protesta masive sepse nuk tolerohet kjo gjendje më pa asnjë bazë ligjore në të cilën jeni duke na maltretuar”, shkruan ndër të tjera Batatina.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.