Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Hallakama” në FC Prishtinë, aksionari Rrahman Haradini flet për gjendjen e krijuar
    Ballina-2

    “Hallakama” në FC Prishtinë, aksionari Rrahman Haradini flet për gjendjen e krijuar

    13/03/2023 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Prishtina u trazua sot pas shkarkimit të Ismet Munishit dhe pas dorëheqjes së kryetarit Hakif Gashi.

    I pari u largua për shkak të mungesës së rezultateve të dëshiruara, kurse i dyti për shkak se nuk mundi ta gjente koordinimin me aksionarët e klubit.

    Ndërkohë, “Gazeta Express” ka biseduar me Rrahman Haradinin, i cili ka rrëfyer ekzkluzivisht rreth gjendjes në klubin kryeqytetas.

    Aksionari më i madh i Bardhekaltërve insiston se raportet mes aksionarëve nuk janë të këqija.

    Por, shton se disa prej aksionarëve nuk i kanë kryer obligimet që ju takojnë, e ndërkohë nuk janë kompletuar disa shit-blerje të aksioneve, të cilat kanë shkaktuar amulli dhe mjegull në klub.

    Kjo, sipas tij, e ka shtyrë edhe kryetarin e deritashëm, Hakif Gashi që ta ofrojë dorëheqjen.

    “E kam parë vendimin e Hakif Gashit përmes email-it. Po pres që të na thërrasë për t’u takuar. Nuk kisha thënë që ka ndonjë problem të jashtëzakonshëm në klub, por ka mos-dakordim, ka mos-angazhim, shumica e aksionarëve nuk i kanë paguar ato që ju takojnë sa i përket përqindjes që e kanë. FC Prishtina ka probleme financiare. Aksionarët nuk i kanë përcjellë përqindjet e tyre, përndryshe gjithçka do të ishte në rregull. Pra, ka mos-sqarime rreth aksioneve që i kanë shitur, nuk janë të rregulluara si duhet dhe kjo ndoshta e ka shtyrë kryetarin të japë dorëheqje”, deklaroi fillimisht Haradini.

    Ai beson se prishtinasit mund të dalin nga kjo krizë, si në rezultate, ashtu edhe brenda klubit.

    “Me një angazhim të të gjithëve, me një angazhim krejt të vogël, mund të dalim nga kjo situatë dhe të kthehemi në majat e futbollit kosovar”, nënvizoi ai.

    Haradini: Raportet me Remzi Ejupin janë korrekte

    Rrahman Haradini dhe Remzi Ejupi janë dy aksionarët më të mëdhenj të klubit prishtinas.

    Shpesh është folur se raportet mes tyre janë të krisura dhe se nuk kanë përputhje mendimesh.

    Por, aksionari më i madh i klubit ka sqaruar gjithçka për gazetën.

    “Me Remzi Ejupin i kemi raportet korrekte, nuk kemi asnjë problem. Pasi të kthehem nga Zvicra do të bisedojmë për gjithçka me të dhe më aksionarët tjerë, dhe me kryetarin e deritashëm, Hakif Gashi”, nënvizoi ai për “Gazetën Express”.

    Haradini insiston se nuk e ka ndërmend të kandidojë për postin e kryetarit të klubit, ndërsa thotë se për momentin nuk ka ndonjë opsion për ta marrë një pozitë të tillë, të cilën para Gashit e kishte mbajtur për një kohë të gjatë Remzi Ejupi.

    “Rraha” zbulon se në të kaluarën ka pasur interesim nga jashtë klubit për blerjen e aksioneve, por që kjo nuk ka ndodhur për shkak se aksionet nuk janë të precizuara si duhet.

    TË LIDHURA

    Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

    22/06/2025 12:27

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.