Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Haradinaj përgëzon xhudistët: Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë
    Ballina-2

    Haradinaj përgëzon xhudistët: Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë

    16/12/2023 19:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga afër ka ndjekur sot suksesin e xhudistëve të Kosovës ku fituan katër medalje në Kampionatin Evropian.

    Haradinaj ka thënë se Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë.

    Akil Gjakova fitoi medaljen e artën, ndërsa Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena fituan medaljen e bronztë.

    Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

    Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend. Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë.

    Sot përjetova një emocion të veçantë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend, “Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Prishtina 2023,” ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota.

    Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare, dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij.

    Mirënjohje Federatës së Xhudos së Kosovës në krye me Agron Kukën, për organizimin e shkëlqyer!

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.