Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hedhja e mjeteve piroteknike në stadium, gjobiten Prishtina dhe Drita
    Ballina-2

    Hedhja e mjeteve piroteknike në stadium, gjobiten Prishtina dhe Drita

    06/10/2022 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka gjobitur me nga një mijë euro Prishtinën dhe Dritën. Kjo për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në stadium të tifozerive të tyre në derbin që i takoi javës së tretë kampionale.

    Sipas njoftimit, tifozët e FC Prishtinës, hodhën mjete piroteknike në tapetin e gjelbër (sintetik) prapa portës, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të asaj pjese.

    Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur se tifozët e Dritës hodhen mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme. Janë hedhur disa mjete piroteknike me rrezikshmëri të lartë dhe kaçavida të cilat janë fotografuar dhe konfiskuar.

    VENDIMI I PLOTË:

    FC ”Prishtina”. Tifozët e FC ”Prishtina”, hodhen mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të asaj pjese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Drita dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Obligohet FC “Prishtina”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Plisat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.

    FC ”Drita”. Tifozët e FC ”Drita” hodhen mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme. Janë hedhur disa mjete piroteknike me rrezikshmëri të lartë dhe kaçavida të cilat janë fotografuar dhe konfiskuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    Obligohet FC “Drita”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Intelektualët ” , në stadiumin “ Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.

    TË LIDHURA

    Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

    01/06/2025 17:22

    Baseli fiton Kupën pas gjashtë vjetësh, shënon Xherdan Shaqiri

    01/06/2025 16:41

    Foda thotë se ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

    01/06/2025 13:16

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.