ShowSport

Hendboll, Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Hendboll, Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë. Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë e Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15. Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh. “Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që

Besnik Batusha

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë e Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.

Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.

“Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë. Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe. Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ndeshja Kosova – Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

HendbollJupaKosova

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai