Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hendboll, Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Nigerinë
    Ballina-1

    Hendboll, Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Nigerinë

    13/03/2025 20:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore dramatike paraqitjen në “IHF Trophy Intercontinental”. 

    Të enjten në mbrëmje në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj triumfuan me tri gola dallim ndaj Përfaqësueses së Nigerisë, 30:27. 

    Në pjesën e parë, përfaqësuesja nigeriane kishte epërsi prej katër golave, por paraqitje dukshëm më të mirë patën hendbollistët e rinj të Kosovës, për fitoren shumë të rëndësishme. 

    Amar Muqolli, i cili e fitoi edhe epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, ishte më i miri te Kosova me tetë gola. Gjashtë gola në fitore i shënuan Granit Kadiri dhe Drijon Istrefi, ndërsa Olsi Mulaj kontribuoi me pesë gola. 

    Paraqitje të mirë në portë pati portieri Olt Kabashi. 

    Ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit B, Kosova U18 e luan ndaj Kaledonisë së Re. 

    Me fitore, Kosova U18 kalon në gjysmëfinale si e para në grup.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.