Futboll ndërkombëtar

Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit

Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit

Interi i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli sot Milanit në derbi, duke e mundur me shifrat 5-1 dhe duke kthyer kuqezinjtë me këmbë në tokë në një sezon ku pritet shumë prej skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli. Por ashtu si në ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, kanë qenë përsëri zikaltrit triumfues,

Besnik Batusha

Interi i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli sot Milanit në derbi, duke e mundur me shifrat 5-1 dhe duke kthyer kuqezinjtë me këmbë në tokë në një sezon ku pritet shumë prej skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

Por ashtu si në ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, kanë qenë përsëri zikaltrit triumfues, duke regjistruar një sukses të pastër, që bëhet i pesti radhazi ndaj rivalëve historikë.

Kjo në fakt është hera e parë në historinë e tij që Interi arrin të fitojë 5 ndeshje radhazi ndaj Milanit në të gjitha aktivitetet zyrtare, pasi në të kaluarën, kuqezinjtë ia  kishin dalë që të ndalnin një ecuri të tillë te numri katër.

Ajo që bie në sy është se të gjithë këto fitore për rekordin e ri të zikaltërve, janë regjistruar në vitin 2023, duke filluar nga Superkupa në janar, për të vazhduar me dy sfidat e Champions dhe dy ndeshjet e kampionatit.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions