Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hera e parë që do të luajnë në garat evropiane, Malisheva nis përgatitjet për sezonin e ri
    Ballina-1

    Hera e parë që do të luajnë në garat evropiane, Malisheva nis përgatitjet për sezonin e ri

    11/06/2024 15:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Malisheva ka përfunduar një sezon historik atë 2023/24 ku e përfundoi në pozitën e katërt në tabelë.

    Kjo pozitë i mjaftoi malishevasve që të kapin garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

    Malisheva do të luaj në raundin e parë të garës së tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

    Klubi nga ‘Liman Gegaj’ ka njoftuar për fillimin e përgatitjeve duke shkruar se nuk është vetëm një rifillim i stërvitjeve, por fillim i një kapitulli të ri.

    Njoftimi i plotë nga Malisheva:

    Rikthehemi në Stërvitje: Energji dhe Vendosmëri e Rinovuar!

    Pas një periudhe pushimi rifillojmë me stërvitje. Kjo nuk është vetëm një rifillim i stërvitjeve, por një fillim i një kapitulli të ri të arritjeve dhe sukseseve.

    Në ditët dhe javët që vijnë, do të punojmë fort për të forcuar lidhjet ndërmjet nesh si skuadër, dhe për të sjellë emocionin dhe pasionin tonë në fushën e lojës.

    Ekipi është në gatishmëri të plotë për të ecë para dhe të përfaqësojë me krenari ngjyrat tona. Le të bëjmë këtë, bashkë!.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.