Futboll ndërkombëtar

Heroi argjentinas Martinez ndjek shembullin e Di Marias dhe bën tatuazh Kupën e Botës

Heroi argjentinas Martinez ndjek shembullin e Di Marias dhe bën tatuazh Kupën e Botës

Emiliano Martinez e ka publikuar një fotografi të tatuazhit të ri në këmbën e tij që është trofeu i Kupës së Botës, për të përjetësuar në trupin e tij triumfin e Argjentinës në Katar. Portieri i Aston Villas luajti çdo minutë në skuadrën e Lionel Scalonit, e cila pas humbjes së papritur në ndeshjen e

Besnik Batusha

Emiliano Martinez e ka publikuar një fotografi të tatuazhit të ri në këmbën e tij që është trofeu i Kupës së Botës, për të përjetësuar në trupin e tij triumfin e Argjentinës në Katar.

Portieri i Aston Villas luajti çdo minutë në skuadrën e Lionel Scalonit, e cila pas humbjes së papritur në ndeshjen e parë nga Arabia Saudite, u rikuperua për të arritur deri në finale, ku fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Francës.

Padyshim që Martinez ka zënë vend në historinë e futbollit argjentinas për heroizmat e tij, sidomos në mbrojtjen e penalltive. Megjithëse mënyrat e tij të festuarit janë kritikuar.

Sido që të jetë, për ta nderuar suksesin e madh të vitit 2022, portieri ka vendosur ta vizatojë në trupin e tij trofeun e famshëm.

30-vjeçari ka shpërndarë fotografi në rrjetet sociale gjatë kohës duke e bërë tatuazhin dhe më pas e ka treguar suksesin.

Edhe bashkëlojtari i tij, Angel Di Maria, ka bërë një tatuazh të madh të trofeut në kofshën e tij.

Di Mariasmartinez

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions