Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Heshti Beogradin 38 vite më parë”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta: Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve!
    Ballina-1

    “Heshti Beogradin 38 vite më parë”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta: Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve!

    05/06/2025 21:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt.

    Brezat e rinj kujtojnë atë që ndodhi në Beograd më 14 tetor 2014, ku kuqezinjtë u dhunuan nga tifozët barbarë serb, ndërkohë sportivisht ne fituam 3 pikë, fituam kualifikimin dhe morëm pjesë për herë të parë në Europian në 2016-n në Francë, duke e bërë të pavlerë fitoren e tyre në Elbasan Arena në tetor të vitit 2015-të.

    Jo vetëm kjo, nëse në Beograd u ngrit me dron flamuri kuqezi, më herët, apo saktësisht 38 vite më parë, Sokol Kushta e bëri të heshtë Beogradin me golin që i shënoi Partizanit me Flamurtarin.

    “Këto ndeshje kanë qenë dhe janë gjithmonë të tilla, nuk ndryshon historia. Vuajtjet historike o kalojnë eventet sportive, prandaj dhe ngarkesa për këto ndeshje është dhe do të jetë gjithmonë e madhe. Një gjë pozitive kishte ekipi që luajti atëherë që u fokusua më tepër tek ndeshja dhe çdo gjë më vonë u bë historike, ekonomike, partiake dhe politike”, shprehet Kushta.

    Sa e vështirë është për Sylvinhon të ndajë emocionet e lojtarëve nga përqendrimi tek ndeshja?

    “Vuajtjet e 1998, 99 dhe 2000 Sylvinho nuk i ka kaluar, lojtarët kanë patur gjyshërit, baballarët që kanë vuajtur, shumica e tyre erdhën në Shqipëri tek ne dhe ne u bëmë pjesë e atyre vuajtjeve. Është pak e vështirë t’I mohosh, apo ti largosh Kosovarët dhe shqiptarët nga ajo ndjesi nacionaliste, prandaj unë ngul këmbë që vetë lojtarët duhet të marrin pjesën që i takon, nuk duhet të ndikohen nga emocionet”, përgjigjet ai.

    Si është t’i shënosh gol një kundërshtari serb?

    “Nuk ka ndonjë recetë, Partizani i Beogradit në ato vite, për mua vetëm Barcelonën kishte përpara, ishte një ekip I madh, nuk duhet ta lëmë anën sportive mënjanë, mos I ngatërroni gjërat. Ai ishte një ekip që një muaj më parë kishte mundur Interin 3-0 dhe ndjesia ndaj këtyre ekipeve është gjithmonë e madhe. Dhe një sulmues që të bëjë diferencën çfarë e ndryshon? Vetëm goli dhe kujt ja bën golin”, tha Kushta.

    SI ju duket Shqipëria përballë Serbisë sportivisht?

    “Unë kam dëshirë vetëm të mos humbasim çdo gjë tjetër është pozitive për ne. Nga ana sportive Serbia ka lojtarë shumë të mëdhenj individualisht, nuk mendojnë shumë për kombëtaren dhe ishallah vijnë edhe këtu me këtë mëndje. Ekipi direkt për në eliminatore që ne duhet të fitojmë është Serbia”, thekson ai.

    TË LIDHURA

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50

    Selektori i Serbisë e nis konferencën në gjuhën shqipe, ia uron besimtarëve edhe festën e Bajramit

    06/06/2025 18:48

    Kosova publikon formacionin, sulmit i prin Asllani, deputon Baton Zabërgja

    06/06/2025 18:06

    Tottenhami interesohet për Amir Rrahmanin

    06/06/2025 17:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.