Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hidhet shorti i FA Cup, Arsena-Liverpool supersfida e raundit të 1/32-ve
    Ballina-2

    Hidhet shorti i FA Cup, Arsena-Liverpool supersfida e raundit të 1/32-ve

    05/12/2023 18:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit dhe padyshim, një ndër më spektakolarët, FA Cup, ka hedhur të hënën që sapo lamë pas, shortin për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar surprizat dhe përballjet interesante.

    Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe “kollosët” e futbollit anglez, ku pa diskustimin më të vogël, “kryefjala” e këtij raundi është përballja Arsenal-Liverpool, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra tjetrës, në takim e planifikuar për datën 6 janar.

    Manchester United, finalistët e sezonit të kaluar do të matin forcat përballë Wigan në transfertë, ndërsa Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Preston, Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Burnley, ndërsa kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë ndaj Huddersfield.

    Një tjetër sfidë interesante është ajo midis dy ekipeve të Premier League, Crystal Palace-Everton dhe gjithashtu në këtë raund spikatin përballje si, Stoke City-Brighton, Sunderland-Neëcastle apo edhe Brentford-Wolves.

    TË LIDHURA

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.