Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hidhet shorti i Kupës së Botës për klube, Juve dhe City në përballje titanësh në grupe
    Ballina-1

    Hidhet shorti i Kupës së Botës për klube, Juve dhe City në përballje titanësh në grupe

    05/12/2024 22:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tani i dimë grupet për Kupën e Botës FIFA për Klube, me një pamje të re, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, me shortin që është kryer të enjten në Miami, Florida – i njëjti qytet që do të presë ndeshjen hapëse më 15 qershor.

    Në disa nga rezultatet më tërheqëse të shortit, Manchester City u grupua me Juventusin, ndërsa Paris Saint-Germain kapi të dy Atletico Madrid dhe Botafogo në grupin e tyre.

    Inter Miami i Lionel Messit do të luajë në Grupin A së bashku me FC Porto dhe Palmeiras, ndërsa kampioni evropian Real Madrid u tërhoq në Grupin H me Al Hilal të Suadi Arabisë të Neymar.

    Më poshtë mund të shihni grupet e plota për turneun:

    Grupi A: Palmeiras (Brazil), FC Porto (Portugali), Al Ahly (Egjipt), Inter Miami (SHBA)

    Grupi B: Paris Saint-Germain (Francë), Atletico Madrid (Spanjë), Botafogo (Brazil), Seattle Sounders (SHBA)

    Grupi C: Bayern Munich (Gjermani), Auckland City FC (Zelanda e Re), Boca Juniors (Argjentinë),Benfica (Portugali)

    Grupi D: Flamengo (Brazil), Esperance Tunis (Tunizi), Chelsea (Angli), Club Leon (Meksikë)

    Grupi E: River Plate (Argjentinë), Urawa Red Diamonds (Japoni), Monterrey (Meksikë), Inter Milan (Itali)

    Grupi F: Fluminense (Brazil), Borussia Dortmund (Gjermani), Ulsan (Koreja e Jugut), Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut)

    Grupi G: Manchester City (Angli), Wydad (Marok), Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe), Juventus (Itali)

    Grupi H: Real Madrid (Spanjë), Al Hilal (Arabia Saudite), Pachuca (Meksikë), Salzburg (Austri).

    Fituesit e grupeve dhe nënkampionët do të kalojnë në raundin e 16-të, i cili pasohet nga çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.

    Finalja do të zhvillohet më 13 korrik në stadiumin MetLife në New York.

    TË LIDHURA

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.