Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hipokrizia e Remzi Ejupit, mediat i quan të ‘kapura’ e klubet ‘servile’
    Ballina-1

    Hipokrizia e Remzi Ejupit, mediat i quan të ‘kapura’ e klubet ‘servile’

    09/03/2025 00:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Remzi Ejupi, njeriu që për dekada udhëhoqi FC Prishtinën drejt një rrënimi të vazhdueshëm, tani po përpiqet të shfaqet si ‘dijetari’ i futbollit kosovar. Njeriu që e shndërroi klubin me më shumë histori në Kosovë në një skuadër inferiore për shkak të keqmenaxhimit të tij, tani del e flet për udhëheqje dhe përkushtim në futbollin kosovar. Ironike! 

    Ejupi, i cili për vite me radhë ka bërë përpjekje të dështuara për të kapur Federatën e Futbollit të Kosovës, sërish e shfrytëzon një moment për të hedhur baltë mbi institucionin dhe për të përpjekur t’i avancojë interesat e tij personale. Ai nuk arriti kurrë të ketë përkrahjen e komunitetit të futbollit, madje as klubi që ai vetë e keqmenaxhoi për vite nuk e mbështeti, duke e lënë në fund në një pozitë sa për “sy e faqe” – president nderi, pa asnjë rol real. 

    Tani, i mbetur pa ndikim në futbollin e Kosovës, Ejupi del dhe i quan mediat të kapura nga FFK-ja, derisa klubet kosovare i etiketon si servile.

    Në vend që të kritikojë lojtarin Etnik Brruti, që në mënyrë të pamatur dhe pa respekt braktisi Kombëtaren e Kosovës, ai e arsyeton aktin e tij dhe madje e quan hap të duhur. Kjo është e papranueshme dhe vetëm tregon sa larg është Remzi Ejupi nga realiteti dhe sa shumë përpiqet të manipulojë opinionin publik. 

    Është e vërtetë që Kosova ka ende hapësirë për të përmirësuar në organizimin e saj të futbollit, por përgjigja nuk është duke shkatërruar atë që është ndërtuar, por duke punuar për ta përmirësuar. Ata që vërtetë duan të ndihmojnë futbollin kosovar, e bëjnë këtë me punë, e jo me kritika të njëanshme e me fjalë boshe.  Futbolli i Kosovës nuk ka nevojë për individë që dikur e shfrytëzuan atë për përfitime personale dhe tani dalin si kritikë vetëm sepse nuk mundën të kapin institucionin  e futbollit. /Futbolli.info

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.