Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Historia interesante e gjyqtarëve të finales
    Ballina-2

    Historia interesante e gjyqtarëve të finales

    18/12/2022 16:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjyqtari kryesor i finales Argjentina – Franca në Kupën e Botës, Szymon Marciniak, do të bëhet gjyqtari i parë nga Polonia që do ta drejtojë një finale.

    Marciniak 41-vjeçar, mungoi në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemër.

    “Vetëm unë dhe ekipi im e dimë se çfarë kohë e vështirë ishte për mua”, tha Marciniak për sëmundjen “Tachycardia”, nga e cila tash është shëruar.

    Marciniak ka qenë gjyqtar në ndeshjen e të dyja përfaqësueseve finaliste në Katar. Ai drejtoi ndeshjen e Grupit D të cilën Franca e fitoi ndaj Danimarkës, 2:1, dhe ishte gjyqtar në fitoren 2:1 të Argjentinës përballë Australisë në një të tetën e finales.

    Një prej asistentëve në finale ka përcjellë hapat e babait të tij në vijë. Tomasz Listkiewicz, do ta mbajë flamurin dhe do të vrapojë në vijë si gjyqtar anësor, njësoj siç kishte bërë babai i tij në finalen e vitit 1990 në Romë, kur Argjentina ishte mposhtur nga Gjermania Perëndimore, 1:0.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.