Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Historike, Genc Nuzës i besohen ndrejtwsia në ndeshjet kualifikuese “Euro 2024”
    Ballina-1

    Historike, Genc Nuzës i besohen ndrejtwsia në ndeshjet kualifikuese “Euro 2024”

    16/06/2023 11:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza ka marrë një superlajm nga UEFA, pasi ia ka besuar ndarjen e drejtësisë në Kualifikimet për Kampionatin Evropian, çka është hera e parë që do ndodh për një gjyqtar kosovar, shkruan GazetaSport.

    Nuza do të ndaj drejtësinë në sfidën Finlanda – San Marino, që është një tjetër e arritur për FFK-në dhe gjyqtarët kosovar.

    Lajmin e ka dhënë vet Nuza përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se “Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen, Finland – San Marino dëshmon edhe njëherë vlersimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s”, ka shkruar Nuza.

    Postimi i plotë i Genc Nuzës:

    Të nderuar miq,

    Kam kënaqësin të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit.

    Krahas Kombëtarës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

    Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen,Finland-San Marino dëshmon edhe njëherë vlersimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s.Krenar dhe i nderuar të jem gjithmonë gjyqtari i parë i Kosovës i cili bënë debutime në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite.

    Paraqitjet në stadiume siç është “Helsinki Olypmic Stadium”me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmën.Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses.

    TË LIDHURA

    Liverpool ndihmon familjen e Diogo Jotas me 15 milionë euro, si dhe do ta respektojë kontratën që portugezi kishte me klub deri në vitin 2027

    04/07/2025 17:52

    Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

    04/07/2025 16:51

    Deçiqi merr edhe një lojtar nga Kosova

    04/07/2025 16:25

    Zyrtare, Nico Williams vazhdon me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035

    04/07/2025 16:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.