Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Historike: Kosova siguron fazën e grupeve të Kampionatit Evropian
    Ballina-2

    Historike: Kosova siguron fazën e grupeve të Kampionatit Evropian

    25/07/2023 19:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, meshkujt, ka shkruar historinë duke siguruar fazën e grupeve në këtë grupmoshë dhe konkurrencë për herë të parë ndonjëherë.

    Ekipi i përbërë nga dyshja e volejbollistëve Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi arriti që të mposht Kroacinë, pasi paraprakisht kishte mposhtur Skocinë dhe Irlandën e Veriut, ndërsa pësoi disfateë nga Sllovakia.

    Në ndeshjen vendimtare, Kosova mposhti Kroacinë me rezultat 1-2 (18-21, 21-16, 12-15).

    Me këtë fitore, Kosova u kualifikua në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, ku do të marrin pjesë 32 ekipet më tè mira të Kontinentit të Vjetër në Beach Volley.

    “Dardanët” tash do të jenë pjesë e Grupit G, bashkë me superfuqitë  Poloninë, Norvegjinë dhe Hungarinë.

    Federata e Volejbollit e Kosovës ka përgëzuar djelmoshat dhe trajnerin për suksesin e arritur, duke i uruar edhe suksese të mëtutjeshme.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.