Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Historike, medalja e parë olimpike për Shqipërinë
    Sporte tjera

    Historike, medalja e parë olimpike për Shqipërinë

    10/08/2024 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Më në fund edhe Shqipëria ka medalje olimpike. Apo, sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë.

    Të shtunën mbrëma medalje të bronztë në “Parisi 2024” ka siguruar mundësi Chermen Valiev.

    Ai është nga Rusia,  por është natyralizuar nga Shqipëria. Për Shqipërinë garon prej këtij viti.

    Për medalje të bronztë, Valievi e mposhti mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin. Ndaj tij fitoi me rezultatin 6:2.

    Valievi e fitoi medaljen e bronztë olimpike në kategorinë deri 74 kilogramë në stil të lirë. Ai e nisi garën të premten. Fillimisht fitoi 4:3 ndaj mundësit të Azerbajxhanit, Turan Bayramov. Në çerekfinale humbi 6:5 nga Razambek Zhamalov i Uzbekistanit. Federata Shqiptare e Mundjes vlerësoi se vlerësimi ishte i padrejtë dhe që fitorja iu mor Valievit. Zhamalovi kaloi në finale dhe kështu e tërhoqi në repesazh mundësin e Shqipërisë.

    Në repesazh, Valievi fillimisht fitoi 12:2 ndaj Mahamaedkhabib Kadzimahamedau. Ai garoi si i pavarur në Paris, ndërsa është nga Bjellorusia.

    Valiev 25-vjeçar është nga republika ruse e Osetisë Veriore. Ka garuar për Rusinë dhe atë me sukses. Por këtë vit vendosi të përfaqësojë Shqipërinë. Dhe tani ka hyrë në histori.

    Shqipëria ka debutuar në Lojëra Olimpike në vitin 1972. Është kthyer në vitin 1992, por deri të shtunën nuk kishte medalje olimpike. Dhe tani e ka medaljen e parë.

    Janë tre  mundës të natyralizuar që garojnë për Shqipërinë. Zelimkhan Abakarov, që ka fituar titull të botës për Shqipërinë, u ndal në luftën e dytë në Paris, në kategorinë deri 57 kilogramë. Nuk fitoi rastin për të vazhduar në repesazh.

    Në  kategorinë deri 65 kilogramë në stil të lirë garon Islam Dudaev. Ai të shtunën e fitoi luftën e parë, ndërsa u ndal në të dytën, njëjtë sy dy mundësit e tjerë. Të dielën Dudaev vazhdon në repesazh. Fillimisht përballë do ta ketë amerikanin Zain Retherford. I duhen edhe dy fitore për medalje të bronztë.

    Në sportet tjera Shqipëria nuk ishte as afër medaljeve olimpike.

    Në të kaluarën Shqipëria i ishte afruar medaljes olimpike në peshëngritje. Por pa zënë vend ndonjëherë në podium.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45

    FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

    16/03/2026 15:34

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet më zëvendëskryeministrin Konjufca, flasin për ndeshjen kundër Sllovakisë

    16/03/2026 13:17

    Rikthehen dy yje, Real Madrid publikon listën kundër Manchester Cityt

    16/03/2026 12:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.