Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Historike, Rrahmani e Napoli fitojnë titullin e kampionit në Serie A
    Ballina-1

    Historike, Rrahmani e Napoli fitojnë titullin e kampionit në Serie A

    04/05/2023 22:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Skuadra e Napolit ka fituar titullin e kampionit të Serie A. Kontribut të rëndësishëm në këtë sukses të jashtëzakonshëm ka dhënë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Skena emocionale kanë ofruar tifozët shumë pasionantë të Napolit të enjten mbrëma, ashtu si gjatë gjithë edicionit.

    Ata ishin të ndarë në Udine dhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”, që ishte i stërmbushur. Mijëra të tjerë kanë festuar rrugëve të qytetit të Napolit. Në fakt festa e napolitanëve ka nisur shumë javë më parë. Kulmin e arriti të enjten mbrëma. Napoli barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 33-të. Por pika e fituar i ka mjaftuar që ta sigurojë titullin e kampionit të Italisë pesë xhiro para fundit. Napoli i ka 80 pikë, 16 më shumë se Lazio e vendit të dytë. Udinese kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur shënoi Sandi Lovriq.

    Golin e festës së madhe për Napolin e shënoi Victor Osimhen në minutën e 52-të. Napoli i është gëzuar titullit të parë që nga viti 1990. Titull tjetër kishte fituar edhe në vitin 1987. Ishte koha kur i pazëvendësueshmi Diego Maradona shkëlqente në stadiumet e futbollit italian. Napoli tani nuk ka figurë si Maradona, por ka ekip që ka dominuar plotësisht gjatë tërë edicionit dhe që me meritë fitoi titullin e kampionit.

    Pjesë e rëndësishme e ekipit është Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës. Ai është stabilizuar në qendër të mbrojtjes dhe ka shfaqur formë të lartë. Titulli i kampionit për Rrahmanin është kulmi i një karriere në ngritje të vazhdueshme. Ai nisi në klubet prishtinase karrierën e më pas luajti te Drenica. Vazhdoi në Shqipëri, Kroaci dhe shfaqi vlerat në Itali. Me titull të kampionit, Rrahmani do të jetë prej të mëdhenjve të Napolit. Natyrisht edhe të Kosovës.

    TË LIDHURA

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12

    A ia qëlloi Rapidi me transferimin e Drilon Hazrollajt?

    29/06/2025 23:15

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37

    Ndodh edhe kjo | Lojtari i ekipit kombëtar të Bosnjës, Rade Kruniq, këndoi himnin serb përpara ndeshjes në Rusi (Video)

    29/06/2025 21:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.