Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hodaj: Është për keqardhje, as armiku më i madh nuk do të kishte gjetur momentin më të pavolitshëm për ta goditur kombëtaren
    Ballina-1

    Hodaj: Është për keqardhje, as armiku më i madh nuk do të kishte gjetur momentin më të pavolitshëm për ta goditur kombëtaren

    22/03/2023 18:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka shprehur shqetësim me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës e aq me shumë për Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes me Izraelin ku policia i ka “vizituar” lojtarët në hotel dhe i ka shqetësuar ata me pyetje të ndryshme.

    “Lojtarët janë ndaluar në hotel dhe janë pyetur. Unë them se çkado që janë pyetur nuk është në përputhje me ligjin e aplikueshëm pasi nuk ka pasur asnjë urdhër asnjë flet-thirjje nga prokuroria apo gjykata që të bëjnë bëjnë asi veprime që kanë bërë. Ata i kanë ndalur lojtarët e kanë ndalur stafin e kombëtares në hotel pa u paraqitur se kush janë, kjo lë shumë për të dëshiruar, aq më shumë në kohën vendimtare kur kemi gjasa reale për kualifikim.

    Them se dashakeqi ose armiku më i madh nuk do të kishte gjetur kështu momentin më të pavolitshëm me godit kombëtaren. Nuk ka lidhje me individ, ne secili jemi të kalueshëm, por lojtarët dhe stafi është për keqardhje të pritën në këtë menyrë”, ka thënë Hodaj në konferencën e jashtëzakonshem për shtyp të zhvilluar sot në Emerald.

    Kosova të shtunën luan kundër Izarelit por rrethanat e krijuara sot me ndalimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi ka ndikuar shumë keq ne ekipin kombëtar të Kosovës. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.