Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hodaj thotë se pa urdhër të gjykatës janë intervistuar edhe lojtarët e Kosovës
    Ballina-1

    Hodaj thotë se pa urdhër të gjykatës janë intervistuar edhe lojtarët e Kosovës

    22/03/2023 18:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka thënë se pa urdhër gjykate janë intervistuar lojtarët dhe stafi i Kosovës.

    “Momenti në grumbullim, në dy ndeshjet vendimtare të vijnë persona civil t’i atakojnë lojtarët stafin, pa pasur asnjë lidhje me këtë çështje, kjo mendoj që është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, e padrejtë me efekt të jashtëzakonshëm negativ. Por mendoj që kjo do t’u kthehet në forcë lojtarëve që të vazhdojnë ta japin kontributin në dy ndeshjet kruciale”, ka thënë Hodaj.

    Ai bëri të ditur se gjithashtu nuk kanë informata për gjendjen shëndetësore të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka marrë tretman mjekësore pasi i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    “Informatat po i marrim nga mediat, nuk kemi informata për gjendjen shëndetësore të Ademit. Por, do të interesohemi për t’u njoftuar nga afër më të gjitha. PO ashtu, ditëve të ardhshme do t’iu mbajmë të informuar për gjithçka”, u shpreh Hodaj.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.