Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Holanda publikon listën për Euro 2024
    Ballina-1

    Holanda publikon listën për Euro 2024

    17/05/2024 09:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere.

    Jemi vetëm një muaj larg ndeshjes së parë të EURO 2024 dhe përfaqësueset që marrin pjesë kanë filluar të publikojnë skuadrat e tyre përkatëse.

    Tani, Holanda, e udhëhequr nga Ronald Koeman, ka emëruar gjithashtu skuadrën e tyre prej 30 lojtarësh, ku do të largohen disa prej tyre.

    Si zakonisht emrat kryesor janë Virgil Van Dijk, Mattis de Ligt, Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

    Skuadra përfshin lojtarë si Jeremie Frimpong dhe Teun Koopmeiners, ndërsa mungesat kryesore janë Jurrien Timber (Arsenal), Joshua Zirkzee (Bologna) dhe Mats Wieffer (Feyenoord), shkaku i lëndimeve.

    Holanda e nis Euro 2024 më 16 qershor kundër Polonisë (15:00, në Hamburg). Më pas do të vijojnë ndeshjet e fazës së grupeve kundër Francës (21 qershor ora 21:00 në Leipzig) dhe Austrisë (25 qershor ora 18:00 në Berlin).

    Portierët

    Bijlow, Flekken, Olij, Verbruggen

    Mbrojtësit

    Ake, Blind, Van Dijk, Dumfries, Frimpong, Geertruida, De Ligt, Maatsen, Van de Ven, De Vrij

    Mesfushorët

    Gravenberch, De Jong, Koopmeiners, Reijnders, De Roon, Schouten, Simons, Timber, Veerman, Wijnaldum

    Sulmuesit

    Bergwijn, Brobbey, Depay, Gakpo, Malen, Weghorst. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47

    Tri skuadra shqiptare sonte në aksion, synojnë historinë në garat e UEFA-s

    21/08/2025 11:41

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.