Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë
    Ballina-1

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, e ka quajtur emocionale ndeshjen që patën sot me Serbinë në stadiumin “Air Albania”.

    Për Klan Kosovën, ai deklaroi se e bënë maksimumin ndonëse nuk arritën fitore.

    “Një ndeshje emocionale nga ana jonë, bëmë një ndeshje të mirë, i kishim rastet për ta fituar ndeshjen por nuk arritëm, bëmë maksimumin të gjithë lojëtarët ishim mirë fizikisht”.

    “Tash duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës, dhe besoj që jemi në lojë për një kualifikim në botëror”, u shpreh Hoxha.

    I njëjti shtoi se patën dëshirë që të fitojnë sot, dhe se tani u ka mbetur që të shikojnë përpara për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Serbi.

    “Normal deshëm të fitojmë ndeshjen ajo nuk diskutohet, jemi futur maksimalisht, jemi përgatitur për ndeshjen gjatë gjithë javës. Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë”, tha Hoxha.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.