Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Humbën derbin më të rëndësishëm të sezonit, tifozët sulmojnë ekipin e tyre me tymuese e flakadanë
    Ballina-1

    Humbën derbin më të rëndësishëm të sezonit, tifozët sulmojnë ekipin e tyre me tymuese e flakadanë

    19/05/2023 14:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Humbja e një derbi, lë një shije të hidhur te tifozët. Në Itali, humbja e derbit i ka kushtuar shumë skuadrës së Foxhias, futbollistët e së cilës janë përballur me zemërimin e tifozëve.

    Foxhia humbi në transfertë me rezultatin 4-1 kundër Kerinjolas në ndeshjen e parë “Play Off” të Serisë C italiane, duke hedhur një hap të gabuar dhe me shumë gjasa, skuadra do të mbetet edhe një tjetër sezon në ligën e tretë italiane duke mos pasur mundësi për t’u ngjitur.

    Ky rezultat, ka bërë që tifozët të dalin në rrugë për të pritur skuadrën e tyre dhe pasi autobusi është afruar, ata kanë sulmuar me tymuese dhe me flakadanë askuadrën. Policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një përshkallëzim të situatës, ndërkohë që shumë prej tyre janë arrestuar.

    Nga sulmi, ka pasur vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë, asnjë nga futbollistët nuk është dëmtuar. Tifozët e Foxhias nuk u lejuan të udhëtonin në transfertë, për arsye sigurie.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.