Futboll ndërkombëtar

Humbja 0-3 në miqësore me Liverpoolin, Ten Hag: Kam ndjesi të përziera!

Humbja 0-3 në miqësore me Liverpoolin, Ten Hag: Kam ndjesi të përziera!

Manchester United humbi 3-0 miqësoren në SHBA kundër Liverpoolit. Skuadra e Arne Slot dominoi takimin e zhvilluar përpara 77,559 tifozëve në “Williams-Brice Stadium”. Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag foli pas humbjes përballë The Reds, ku ndër të tjera u shpreh se e shqetëson mënyra e lehtë e pësimit të golave. ”Kam ndjesi të

Besnik Batusha

Manchester United humbi 3-0 miqësoren në SHBA kundër Liverpoolit. Skuadra e Arne Slot dominoi takimin e zhvilluar përpara 77,559 tifozëve në “Williams-Brice Stadium”.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag foli pas humbjes përballë The Reds, ku ndër të tjera u shpreh se e shqetëson mënyra e lehtë e pësimit të golave.

”Kam ndjesi të përziera. Mendoj se pashë gjëra pozitive, por jam plotësisht i pakënaqur me mënyrën e pësimit të golave.

Sigurisht që Liverpooli ka një skuadër të mirë. Ata janë agresivë, kanë alternativa të shumta në sulm dhe ia dolën të fitonin.

Ata luajtën mirë dhe ishin efikas përpara portës. Gjithsesi, e përsëris se nuk më pëlqeu aspak pësimi i tre golave. Sidomos mënyra si u ndëshkuam”, theksoi tekniku holandez i “Djajve të Kuq”.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions