Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Humbja e dytë rresht e Unitedit me Amorimin
    Ballina-2

    Humbja e dytë rresht e Unitedit me Amorimin

    07/12/2024 21:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas nisjes së mirë në krye të skuadrës së Manchester Unitedit me një barazim e dy fitore, trajneri Ruben Amorim ka pësuar edhe disfatën e dytë rresht. 

    Pas humbjes 2:0 në mesjavë, Unitedi të shtunën është mposhtur në “Old Trafford” edhe nga Nottingham Foresti, 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Premier Leagues. 

    Nikola Milenkoviq për mysafirët dhe Rasmus Hojlund për vendësit, shënuan në pjesën e parë. 

    Me të nisur pjesa e dytë, Nottinghami shënoi edhe dy herë, me Morgan Gibbs-Whiten dhe Chris Woodin. 

    Bruno Fernandes e shënoi golin për 3:2 në minutën e 61-të dhe gola nuk pati më. 

    Unitedi ka 19 pikë në vendin e 13-të, ndërsa Nottinghami në vendin e pestë ka 25 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa në vendin e gjashtë.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.