Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hyri mbrëmë në “Stamford Bridge” dhe i kërkoi fanellën Enzo Fernandezit, vogëlushi është një fëmijë shqiptar…
    Ballina-2

    Hyri mbrëmë në “Stamford Bridge” dhe i kërkoi fanellën Enzo Fernandezit, vogëlushi është një fëmijë shqiptar…

    08/03/2023 19:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kamerat televizive e kanë fiksuar mjaft qartë episodin. Një moment interesant ka ndodhur në fundin e ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, kur një tifoz i vogël është futur në fushën e “Stamford Bridge” dhe shkoi te mesfushori Enzo Fernandez, duke i lutur me lot në sy për t’i dhënë fanelën. Dhe argjentinasi e kishte të vështirë të mos i plotësonte dëshirën një fëmije të përlotur…

    Më vonë mësohet, se tifozi i vogël i Chelseas është fëmija e një emigranti shqiptar, emri i të cilit është Brenden Mesi, që është tifoz i madh i skuadrës londineze. Po ashtu, ai është një tifoz i madh i Argjentinës, kampione e botës në Katar, pjesë e së cilët është edhe mesfushori Enzo Fernandez.

    "Un momento muy lindo. Vino el nene corriendo, me abrazó, me pidió la remera y se la dí. Es algo especial que me llega al corazón".

    Enzo Fernández, luego de regalarle su camiseta. 🥹♥️ pic.twitter.com/1PDjhBHwCx

    — TR SPORTS ®️ (@TrSports13) March 8, 2023

    Vogëlushi shqiptar ka shumë foto me lojtarë të Chelseas dhe ëndrra e tij ishte që një ditë të futej në fushë për ta marrë një fanellë.

    Enzo Fernandez Give His Shirt To A Fan Boy After The Match #CHEDOR | #UCL pic.twitter.com/JNnBuTxXJD

    — Kora Gif Videos HD (@KoraVideosHD) March 8, 2023

    Dhe ai e arritë këtë, në një mbrëmje të shënuar për ‘blutë’ e Londrës, që u kualifikuan për në çerekfinale të Champions League. Kujtojmë që mbrëmë, golat për ekipin e Graham Potter i shënuan: Kai Havertz dhe Raheem Sterling.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.