Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet administratori i klubit shqiptar
    Ballina-1

    I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet administratori i klubit shqiptar

    07/07/2023 11:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Policia ka vendosur në pranga 51-vjeçarin Fehmi Meziu (Mëziu), i dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

    Fehmi Mziu është aktualisht edhe administrator i klubit të Korabit. Skuadra dibrane militon në Kategorinë e Parë dhe në sezonin e fundit, arriti deri në finalen e “Play Off” për t’u ngjitur në Superiore, por në fund u mundën nga Erzeni me rezultatin 2-1.

    Njoftimi i policisë:

    Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Dibër dhe me Interpol Tiranën. I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari.

    Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.

    Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”.

    TË LIDHURA

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.