Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “I duhen pikët” – Arben Zeqiri i mohon akuzat e Komisionit të FFK-së se i kërkoi gjyqtarit ta ndihmojë Dritën
    Ballina-1

    “I duhen pikët” – Arben Zeqiri i mohon akuzat e Komisionit të FFK-së se i kërkoi gjyqtarit ta ndihmojë Dritën

    12/04/2023 17:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Delegati dhe njëkohësisht analisti, Arben Zeqiri ka mohuar akuzat se bëri presion te gjyqtarët për ta ndihmuar Dritën ta fitojë ndeshjen e kadetëve ndaj Ulpianës.

    Komisioni Disiplinor ditën e mërkurë pezulloi Zeqiri me pretendimet se u ka bërë presion gjyqtarëve që ta ndihmojnë Dritën, pasi “i nevojiten pikët”.

    Mirëpo, i kontaktuar nga Gazeta Nacionale, Zeqiri ka deklaruar se një gjë e tillë nuk qëndron. Ai thotë se ka kritikuar gjyqtarin në praninë e dy skuadrave pasi nuk e kishte akorduar një penallti.

    “Ajo nuk qëndron. Kam qenë delegat në atë ndeshje dhe është e vërtetë që gjyqtari ka bërë disa gabime, shembull nuk e ka akorduar një penallti. Këtë gjë ia thashë në prani të dy skuadrave. Mundeni me e pa raportin dhe aty shihet se asnjëra skaudër nuk ka pasur ndonjë ankesë, as unë nuk kam pasur ankesë. Notën nuk e kam vlerësuar sepse aty i takon gjyqtarit”.

    Në raportimin e Komisionit Disiplinor shkruhej që Zeqiri i kishte thënë gjyqtarit kryesor “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”, mirëpo analisti e mohoi.

    “Nuk e kam thënë aspak atë fjali. Kjo është vërtetë gjë e ulët”.

    Përndryshe, kjo ishte komunikata e plot e Komisionit Disiplinor:

    “Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në mesloje ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Arben Zeqiri” si dhe nga treshja e gjyqtarëve. Afati datë: 18.04.2023 ora 13:00 Delegati Arben Zeqiri, pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës”.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.