Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    I etiketuar si ‘truproja e Messit’, De Paul në dyshim për sfidën ndaj Holandës
    Ballina-1

    I etiketuar si ‘truproja e Messit’, De Paul në dyshim për sfidën ndaj Holandës

    07/12/2022 21:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Argjentina është e shqetësuar për gjendjen fizike të njeriut të etiketuar si ‘truproja e Lionel Messit’, para ndeshjes së madhe kundër Holandës.

    Rodrigo De Paul nuk ka arritur të stërvitet me bashkëlojtarët gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ndërkohë që përgatitet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

    Mesfushori ka luajtur në të gjitha ndeshjet e përfaqësueses së tij deri më tani në Kampionatin Botëror në Katar.

    Ditën e premte, Argjentina zhvillon ndeshjen çerekfinale kundër Holandës dhe ka shqetësime se 28-vjeçari mund të mungojë ose nuk do të jetë në gjendje ta zhvillojë gjithë takimin.

    Besohet se ylli i Atletico Madridit ka probleme me muskujt e pasmë të këmbës së djathtë dhe është detyruar të stërvitet ndaras nga skuadra.

    Tifozët e Argjentinës e kanë quajtur atë si ‘truproja e Messit’ dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me aspektin fizik. Ai e mbulon gjithashtu superyllin edhe në aspektin taktik duke ia mundësuar lojën e lirë.

    De Paul luajti rol kyç në suksesin e arritur në vitin e kaluar në Copa America dhe trajneri Lionel Scaloni i ka besuar sërish edhe në ‘Katar 2022’.

    Rodrigo De Paul is officially Messi's bodyguardpic.twitter.com/mBcLDpXRAY

    — Troll Football (@TrollFootball) November 18, 2022
    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.