Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    I “gjithë” Maroku në Katar: Kompania e transportit ajror organizon 30 fluturime për ndeshjen ndaj Francës
    Ballina-1

    I “gjithë” Maroku në Katar: Kompania e transportit ajror organizon 30 fluturime për ndeshjen ndaj Francës

    12/12/2022 19:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Transportuesi kombëtar i Marokut ka nisur punën për të organizuar 30 fluturime speciale për të transportuar tifozët e futbollit në Katar përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Francës. ‘Royal Air Maroc’ njoftoi të hënën se do të kryejë udhëtime nga Casablanca në Doha, duke u nisur të martën dhe të mërkurën.

    Maroku arriti një fitore mahnitëse 1-0 ndaj Portugalisë të shtunën, duke u bërë skuadra e parë arabo-afrikane që arrin në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Youssef En-Nesyri shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të me një kërcim fanstatik me kokë.

    “Performanca e jashtëzakonshme dhe heroike e ekipit kombëtar gjatë Kupës së Botës 2022 do të jetë përgjithmonë e gdhendur në kujtesën e marokenëve. Një performancë e arritur, veçanërisht falë entuziazmit të publikut maroken, njeriut të 12-të,”- tha Royal Air Maroc në një deklaratë.

    “Për të lejuar shumë marokenë që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar… të përjetojnë emocionin e gjysmëfinales së Kupës së Botës… ‘Royal Air Maroc’ ka ngritur një urë të vërtetë ajrore midis Casablanca dhe Doha.”

    Fluturimet do të ofrohen me një tarifë promovuese prej 5.000 dirhemë marokene (472 dollarë) për një udhëtim vajtje-ardhje. Fluturimet u organizuan në bashkëpunim me federatën e futbollit të Marokut dhe ministrinë e sportit. Gjysmëfinalja kundër Francës, e cila mundi Anglinë të shtunën, do të zhvillohet në stadiumin Al-Bayt në Al-Khor, në veri të Dohas, të mërkurën në mbrëmje.

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.