Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    I pengonin zhurmat, Messi e kishte blerë edhe shtëpinë e komshinjve të tij
    Fun

    I pengonin zhurmat, Messi e kishte blerë edhe shtëpinë e komshinjve të tij

    01/03/2023 12:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi ka luajtur për një kohë të gjatë në nivelet më të larta të futbollit botëror.

    Dhe, njëri prej çelësave të suksesit ishte edhe jeta tipike sportive, me ushqim dhe me gjumë të rehatshëm.

    Natyrisht, edhe qetësia në shtëpi është mjaft e rëndësishme për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, shkruan “Gazeta Express”.

    Kampioni i freskët botëror dhe lojtari më i mirë i botës, i shfaqur së fundmi nga FIFA, ishte vënë në siklet para një kohë.

    35 vjeçari ishte mërzitur dhe shqetësuar tej mase me komshinjtë e tij.

    Dhe, ish-shoku i tij i skuadrës, Ivan Rakitic ka zbuluar se futbollisti jug-amerikan, pasi nuk kishte gjendur zgjidhje për t’i qetësuar komshinjtë, kishte vepruar me mend për ta sjell qetësinë në shtëpinë e tij.

    “Kur e bleu shtëpinë e tij në Castelldefels, komshinjtë e tij ishin paksa të bezdisshëm dhe të zhurmshëm, kështu që Leo duhej t’ua blinte shtëpinë e tyre për të qenë i vetëm dhe i qetë me familjen. Fatmirësisht, unë nuk i kam pasur kurrë këto probleme.

    Sipas raportimeve, ish-futbollisti i Barcelonës e kishte në plan ta vendoste një mur në mes të shtëpisë së tij dhe të komshinjve, për ta minimizuar zhurmën, shkruan “Gazeta Express”.

    Por, ai plan ishte ndalur për shkak të rregullave lokale, ndërsa ai e ndërmori hapin e vetëm logjik që çdo kush do ta bënte nëse do të kishte mundësi – ta blinte edhe atë shtëpi. 

    TË LIDHURA

    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit

    26/08/2025 20:09

    Lojtari që zgjodhi Kroacinë para Zvicrës, përkrah vendimin e Leon Avdullahut

    26/08/2025 19:55

    A e bindi Xherdani, Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

    26/08/2025 18:23

    FOTO | Zhegrova konfirmon pajisjen me pasaportë shqiptare, publikon bisedën me kryeministrin Rama: Krenar që…

    26/08/2025 18:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.