Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    I shkaktoi disfatën Federer në ndeshjen e fundit dhe e goditi në trup, Tiafoe: Nuk kërkoj falje!
    Sporte tjera

    I shkaktoi disfatën Federer në ndeshjen e fundit dhe e goditi në trup, Tiafoe: Nuk kërkoj falje!

    01/10/2022 01:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roger Federer e mbylli karrierën në tenis me një disfatë teksa në partneritet me Rafael Nadal, rivalin dhe njëkohësisht mikun e tij më të mirë, u mposhtën në Laver Cup nga dyshja amerikane Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

    Këta të fundit, edhe pse bëhej fjalë për një sfidë ku vëmendja ishte te Federer teksa bëhej fjalë për të shijuar goditjet e fundit të zvicerianit, nuk toleruan aspak dhe u shfaqën agresivë në fushë. Tiafoe, madje në disa raste goditi në trup si Nadal ashtu edhe Federer, megjithatë amerikani i cili u kontestua edhe nga tifozët e pranishëm, së fundmi shprehet se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje Federer.

    “Unë dua ta shoh Federer gjithnjë duke fituar, megjithatë nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje për ndeshjen tonë. Nëse do të kërkonim falje për kundërshtarët që mposhtim në fushë, atëherë Federer do të kishte shumë falje për të kërkuar pasi në 24-vite karrierë i ka mposhtur të gjithë.

    Unë e falenderoj për atë që i ka dhuruar tenisit, jam i lumtur që e njoh dhe që mund ta konsideroj mik dhe koleg. I uroj më të mirat në jetë për atë që e pret pas tenisit, por e përsëris, nuk kam ndërmend të kërkoj falje”, tha Tiafoe.

    TË LIDHURA

    Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

    17/05/2025 13:57

    Superliga luhet sot, shumçka mund të vendosët këtë javë

    17/05/2025 09:30

    Edhe Albert Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën për tri vjet të tjera

    16/05/2025 19:43

    Donjeta Sadiku e fiton të artën në Poloni

    16/05/2025 18:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.